Lugina e Valbonës mbetet sërish në fokusin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur. Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 struktura, shumica bujtina të ndërtuara prej vitesh nga banorët vendas.