Përpjekja për të shpëtuar banorët e rrethuar nga flakët i rrezikuan jetën shefit të Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta në trup. Kryepolici i Delvinës po tentonte të shpëtonte disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit, në fshati Vergo, kur u lëndua nga flakët.