Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje një objekt të destinuar për aktivitet bar-kafe në plazhin e Semanit. Gjatë kontrolleve në terren, policia evidentoi gjithashtu se ai dyshohet se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme tre persona të tjerë.