Zyrtarë lokalë ukrainas thonë se zgjedhësit në katër rajone të pushtuara nga forcat e Moskës në Ukrainë po frikësohen dhe kërcënohen që të votojnë për bashkimin me Rusinë. Gjatë votimit, që nisi të premten e pritettë zgjasë deri të martën në provincat Luhansk, Kherson dhe në rajonet ku Rusia ka vetëm kontroll të pjesshëm, Zaporizhzhia dhe Donetsk, votuesve u parashtrohet pyetja nëse dëshirojnë që zonat e tyre të bëhen pjesë e Rusisë.