Top Channel/ “Po na avullojnë dëshmitarët”, Vokshi: Sjellin raporte sikur janë me epikriza
08/11/2024 16:01

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi i ka dërguar shkresë Kryetares së Kuvendit për pezullimin dhe shtyrjen e Komisionit Hetimor deri në përfundimin e dënimit të deputetëve. “Tjetër shqetësim kemi avullimin e dëshmitareve, duke ditur se Komisioni ka afat deri në 14 Nëntor, dëshmitaret nuk paraqiten me epikriza, apo me reporte shëndetësore. Kemi kërkuar aksionerët italianë të kompanive italiane që kanë marrë koncesionet. Për të dytën herë ata refuzojnë të vijnë, pavarësisht se kanë marrë milionat si aksionerë dhe konsulentë. Thonë se janë me angazhime private në Rumani. Nëse nuk paraqiten të hënën, do kërkohet thirrja me polici e Ubro Tacinit dhe dy aksionerëve të tjerë italianë”, tha Vokshi. Drejtuesja e Komisionit ka kërkuar t’i vihen në dispozicion Njësia e Zbatimit të Projekteve, si dhe urdhrat e emërimeve të anëtarëve të NJZP-së apo grupeve të punës. “Ju keni marrë në dëgjesë 11 persona, pa ditur paraprakisht pozitën e tyre, pa pasur urdhërat e emërimit të tyre. Dëshmitë e tyre nuk duhet të merren parasysh në Raport. Kërkoj që anëtarët e grupeve të punës të thirren dhe të vijnë të dëshmojnë. Kërkoj gjithashtu të vijë serish Ogerta Manastiliu të dëshmojë. Kemi shumë pyetje për të. Kjo e fundit ka thënë se do të sjellë shumë informacione me shkrim. Deri tani nuk kemi dijeni nëse ka sjellë ndonjë informacion. Fico e QSTU-së nuk ka sjellë informacionin e kërkuar. Kërkojmë që hetimi të bëhet serioz”, tha Vokshi. Anëtarja e Komisionit Hetimor deputetja Ina Zhupa tha se do duhet të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar këtë Komision Hetimor, aq të shumta janë shkeljet ligjore që kanë ndodhur nga ky Komision Hetimor. “Plarent Ndreca ka avokat Yzeirin, edhe Beqja ka avokat Yzeirin, pra kanë të njejtin avokat si person i burgosur, si person që duhet të hetojë Beqajn. Afati i vendosur për mbylljen në 14 Nëntor është i pamjaftueshëm nisur edhe nga lista e gjatë e dëshmitarëve që nuk paraqiten për arsye nga më të ndryshme. Ndaj duhet një shtyrje e afatit të Komisionit Hetimor për të zbatuar detyrat që ka dhënë seanca parlamentare”, tha Zhupa.

Top Channel/ “Protesta u kap nga Rama-Balluku”. Berisha akuzon se u manipulua me “mikrofonin”
28/10 15:24
Top Channel/ Rama fton studentët: Hajde diskutojmë ç’duhet të bëj më mirë, zgjidheni vendin e kohën
28/10 14:43
Top Channel/ Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale 2027: Nga rritja e taksës për biznesin te…
28/10 14:42
Top Channel/ “Këta s’kërkojnë të dëgjohen, por të imponohen”, Rama: Do kryej kontratën me shqiptarët
28/10 14:41
Top Channel/ “Një turmë e verbër nuk cakton çfarë bëhet”, Rama për protestat: Mandatet i jep sovrani
28/10 14:40
Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35