Top Channel/“Po mbulohet ngjarja”! Akuza ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit në Azerbajxhan
07/01/2025 17:55

Udhëheqësi i Azerbajxhanit ka akuzuar sërish Moskën se po mbulon ngjarjen e rrëzimit të avionit muajin e kaluar që mori 38 jetë, pasi marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë acaruar. Ndërsa u takua të hënën me dy stjuardesat e mbijetuara dhe familjet e anëtarëve të tjerë të ekuipazhit që vdiqën, Presidenti Ilham Aliyev tha se hetimi paraprak për rrëzimin ka konfirmuar se avioni ishte goditur nga mbrojtja ajrore ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit Hapësira ajrore mbi Grozny, kryeqyteti i republikës jugore ruse të Çeçenisë, u mbyll vetëm pasi avioni u godit, pretendoi presidenti Aliyev. J2-8243 Airlines po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kazakistan në ditën e Krishtlindjes. Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord vdiqën në aksident. “Mund të them me bindje se fajin për vdekjen e qytetarëve të Azerbajxhanit në këtë aksident e kanë përfaqësuesit e Federatës Ruse”, tha Aliyev. “Kërkojmë drejtësi, kërkojmë dënimin e fajtorëve dhe transparencë të plotë”. Disa ditë pas rrëzimit, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi falje që “incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore ruse”, por nuk pranoi përgjegjësinë. Putin tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë ishin aktive kur avioni u përpoq të ulej në Grozny, sipas Kremlinit, dhe se zona po sulmohej nga dronët luftarakë ukrainas. Presidenti i Azerbajxhanit deklaroi se mbulimi i ngjarjes ka sjellë indinjatë në popullin e shtetit të tij. “Nëse qyteti i Groznit do të kishte marrë masa në kohë për të mbyllur hapësirën ajrore ruse mbi territorin e tij, nëse do të ishin respektuar të gjitha rregullat e shërbimeve tokësore dhe nëse do të kishte pasur koordinim midis forcave të armatosura dhe shërbimeve civile të Federatës Ruse, atëherë kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur”, tha ai. Njerëz nga Azerbajxhani, Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani ishin në bordin e avionit, i cili ishte i prodhimit brazilian. Forca ajrore e Brazilit tha se hetuesit e saj kanë përfunduar nxjerrjen e të dhënave nga dy regjistruesit e kutisë së zezë që u gjetën nga rrëzimi. Të dhënat u janë dërguar autoriteteve që po hetojnë përplasjen, ndërsa qeveria e Kazakistanit po bashkëpunon me Azerbajxhanin për hetimin.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30