Një paradë të pamërshirshme ciklonesh parashikojnë sinoptikanët amerikanë për Kaliforninë, e cila përgatitet këtë javë për një mot edhe më të ashpër, pasi ka vuajtur prej ditësh pasojat e reshjeve të rrëmbyera dhe erëra të dhunshme, që kanë shkaktuar 12 vdekje. Më shumë se 120,000 persona atje janë pa energji elektrike, ndërsa guvernatori paralajmëroi se më e keqja pritet të ndodhë në 48 orët e ardhshme. Pamjet: AFP