Ky është momenti kur agjentët e policisë ndërhyjnë dhe prangosin dy vëllezër duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Aksioni i koduar “Repsi” u zhvillua në hyrje të rrugës së Kombit në Rrëshen. Gjatë ndërhyrjes, dy të arrestuarit nuk bën rezistencë ndaj punonjësve të policisë që gjetën në automjetin e tyre një kallashnikov me fishek në fole gati për qitje dhe një pushkë.