Top Channel/ Po laheshin në një pishinë, katër persona humbin jetën pasi u goditën nga një dallgë
09/12/2025 23:28

Katër persona vdiqën të dielën, ndërsa një tjetër u zhduk, pasi një valë e fuqishme rrëmbeu turistët ndërsa ata ndodheshin në një pishinë natyrale përgjatë bregdetit të Tenerife-s. Ekipet e emergjencës nxorën tre trupa të dielën, një grua 35-vjeçare, një burrë 55-vjeçar dhe një burrë tjetër, për të cilët nuk u dhanë informacione. Një grua tjetër ndërroi jetë një ditë pas incidentit pasi u transportua me helikopter në spital nga vendngjarja, ndërsa akoma nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me identitetin e viktimave. Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin Los Gigantes të Tenerife-s, është një destinacion shumë i popullarizuar për të huajt. E rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe çimento nga ana tjetër, pishina është pothuajse në nivelin e detit. Për këtë arsye, mund të bëhet shumë e rrezikshme kur deti është i trazuar dhe valët e mëdha mund të kapërcejnë lehtësisht barrierën e betonit. Sipas mediave lokale, ishte lëshuar një paralajmërim për det të trazuar kur notarët u futën në pishinë det, ndërsa pishina ka qenë e mbyllur për publikun që nga 3 dhjetori. Një dëshmitar i tha El País se dy valë të fuqishme përfshinë gjithçka në rrugën e tyre. “Ne ishim shumë larg nga pishina dhe sërish valët na arritën. Shikova prapa dhe pishina nga e mbushur plot me ujë, u zbraz në sekonda”, tha ai. Banorët vendas thanë se notarët injoruan shenjat dhe gardhet që ishin vendosur për të parandaluar hyrjen e kujtdo në pishinë për shkak të kushteve të motit.

Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00