Top Channel/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
09/01/2026 23:03

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, kur Gladys Aurora López , deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj. Ngjarja ndodhi të enjten gjatë një interviste për mediat, kur deputetja po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt rrethor u hodh drejt saj. Pajisja goditi pjesën e pasme të qafës së saj dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar panik në turmë dhe duke lënduar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin pranë. Deputetja mbijetoi, por pësoi dëmtime serioze, duke përfshirë djegie dhe dëmtime dëgjimi. Shumë nga të pranishmit morën plagë të lehta. Sulmi ndodhi në një kohë të tensionuar politikisht, gjatë një rinumërimi të kontestuar të votave pas fitore së ngushtë të Nasry Asfura në presidencialet e nëntorit. Presidenti i Kongresit, urdhëroi menjëherë një hetim dhe kërkoi shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe regjistrimeve të 911 për të identifikuar autorin. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se “kjo nuk duhet të ndodhë, pavarësisht motivit”. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Kombëtare, e përshkroi sulmin si një akt dhune të papranueshëm dhe akuzoi partinë në pushtet për krijimin e një klime armiqësore ndaj opozitës. Ai bëri thirrje që Forcat e Armatosura dhe Policia Kombëtare të mbrojnë ligjvënësit dhe sigurinë e Kongresit, duke paralajmëruar se Honduras po hyn në një nga periudhat më kritike politike në historinë moderne të vendit.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04