Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet anëtare të NATO-s për mungesën e mbështetjes gjatë konfliktit me Iranin, duke deklaruar se ishte “shumë i zhgënjyer” nga qëndrimi i aleatëve. Gjatë një deklarate për mediat në Ankara, në krah të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Trump tha se kishte “testuar” aleatët për të parë nëse do të qëndronin pranë SHBA-së në një moment të vështirë.