Top Channel/ “Po i testoja, gjithmonë jemi në krah”, Trump kritikon NATO-n: S’do vija fare nëse…
07/07/2026 19:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet anëtare të NATO-s për mungesën e mbështetjes gjatë konfliktit me Iranin, duke deklaruar se ishte “shumë i zhgënjyer” nga qëndrimi i aleatëve. Gjatë një deklarate për mediat në Ankara, në krah të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Trump tha se kishte “testuar” aleatët për të parë nëse do të qëndronin pranë SHBA-së në një moment të vështirë. “Isha duke i testuar njerëzit. Doja të shihja nëse do të ishin aty për ne, sepse prej kohësh kam thënë se ne i ndihmojmë ata, por nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin aty për ne,” u shpreh Trump. Presidenti amerikan kritikoi faktin që disa vende të NATO-s zgjodhën të mos përfshiheshin në konfliktin me Iranin. “Nuk u trajtuam mirë. Madje, nuk doja as ndihmën e tyre, pasi ata thanë se nuk do të ishin aty. Ne kemi investuar triliona dollarë në NATO për të mbrojtur vendet europiane dhe të tjerët,” deklaroi ai. Trump përmendi me emër Italinë, Gjermaninë dhe Francën, duke thënë se ato refuzuan të mbështesnin Shtetet e Bashkuara. “Italia na refuzoi, Gjermania na refuzoi dhe Franca na refuzoi. Është në rregull, por pse ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë, ndërsa ata nuk janë aty për ne? Ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre,” tha presidenti amerikan. Ai komentoi edhe vendimin e kryeministrit britanik në largim, Keir Starmer, për të lejuar përdorimin e bazave ajrore britanike nga forcat amerikane vetëm për sulme me karakter mbrojtës ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë si një vendim “shumë jopopullor”. Trump shtoi gjithashtu se, nëse samiti i NATO-s nuk do të zhvillohej në Turqi, mund të mos kishte marrë pjesë fare në të. “Nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një lider shumë i fortë, është e mundur që nuk do të kisha ardhur,” tha ai, duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55