Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të marte me pasojë tetë viktima. Policia e Këlcyrës bën me dije se viktimat janë shtatë klandestinë dhe shoferi nga Shkodra, i cili po i transportonte.