Top Channel/ “Po flenë nëpër rrugë dhe parqe”, OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit…
04/10/2024 21:29

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike. “Gati të gjitha 900 strehimoret kolektive të vendosura nga Qeveria në Liban janë mbushur tashmë”, tha Rula Amin nga agjencia e OKB-së për refugjatë. Ajo tha se janë duke punuar me autoritetet vendore për të gjetur më shumë vende dhe se, në ndërkohë, disa hotele dhe madje klubet e natës në Bejrut janë duke i hapur dyert për të strehuar njerëz të zhvendosur. Autoritetet libaneze thonë se mbi 1.2 milion libanezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gati 2.000 janë vrarë në vitin e fundit, prej se u përshkallëzua konflikti mes Izraelit dhe grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah. Por, shumica e tyre janë zhvendosur dhe vrarë në dy javët e fundit. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. “Rrugët janë të mbushura me automjete, njerëzit po flenë në parqe publike, nëpër rrugë, në plazh”, tha Mathieu Luciano, shef i Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantë në Liban. Ai konfirmoi se shumica e strehimoreve janë mbushur plot, përfshirë ato në Bejrut, dhe se në disa prej tyre ka ende hapësirë. Shumë prej strehimoreve janë shkolla, shtoi ai, që nënkupton se mësimi është ndërprerë. Të premten, ushtria izraelite e mbylli pikë kalimin kryesor kufitar mes Libanit dhe Sirisë, duke e bllokuar kalimin e automjeteve, edhe pse Amin tha se disa njerëz po kalonin në këmbë. “Ne kemi parë njerëz duke ecur, të etur për të ikur nga Libani. Pra, ata ecën nëpër atë rrugë të shkatërruar”, tha ajo. Rreth 60 për qind të mbi 185.000 njerëzve që kanë ikur në Siri deri tani, janë fëmijë dhe adoleshentë, disa prej tyre pa prindërit e vet, tha Amin.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20