Bumi turistik që përballoi dhe vazhdon të ketë ende Vlora, duket se ka reflektuar edhe në të ardhurat financiare, jo vetëm të subjekteve dhe punonjësve të përfshirë, por edhe sa i takon mbledhjes se të ardhurave dhe tatimeve fiskale nga drejtoria e tatimeve të Vlorës. Drejtori Sokol Kananaj në një prononcim për Top Channel pohon rritjen e ndjeshme të mbledhjes së tatimeve, shoqëruar kjo edhe me rritje të subjekteve të shërbimit dhe akomodimit, punësimeve por edhe nivelit të pagave.