Top Channel/ “Po e shikoja e tmerruar”, ish-Zonja e Parë rrëfen vështirësitë e Biden në fushatën 2024
28/05/2026 21:28

Ish Zonja e Parë, Jill Biden ka zbuluar se kishte frikë se bashkëshorti i saj, ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden, do të pësonte një goditje në tru gjatë debatit vendimtar të vitit 2024 me Donald Trump, gjë që përfundimisht çoi në tërheqjen e tij nga gara presidenciale. Në një fragment nga një intervistë e transmetuar nga CBS dhe që pritet të transmetohet e plotë të dielën, ish-zonja e parë përshkruan momentin kur e pa Bidenin teksa luftonte me vetem për tu përgjigjur gjatë debatit 90-minutësh në Atlanta. “Isha e tmerruar, sepse nuk e kisha parë kurrë kështu më parë. Ndërsa e shikoja, mendova, ‘O Zot i madh, po pëson goditje në tru’. Dhe isha shumë e frikësuar”, tha ajo. Debati televiziv i qershorit 2024 kundër Donald Trump shkaktoi shqetësim të madh në kampin demokrat, pasi presidenti i atëhershëm 81-vjeçar dukej i ngjirur, ndalonte, i ngatërronte fjalët dhe nganjëherë ishte i vështirë për t’u kuptuar ose i paqëndrueshëm. Në një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes, Biden u përpoq të sulmonte politikat e Trump mbi uljen e taksave dhe borxhin kombëtar, por përfundoi duke deklaruar: “Më në fund e mundëm Medicare-in”. Stafi i tij më vonë sqaroi se ai nënkuptonte që administrata e tij kishte “mundur industrinë farmaceutike”, por gabimi verbal përforcoi shqetësimet tashmë ekzistuese në lidhje me gjendjen e tij mendore dhe fizike. Diku tjetër në debat, Biden shmangu një pyetje në lidhje me të drejtat riprodhuese dhe iu referua grave të vrara nga emigrantët, duke adoptuar një temë që ka qenë një element kryesor i retorikës republikane. Donald Trump komentoi me tallje një nga përgjigjet e kundërshtarit të tij, duke thënë: “Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë tha në fund të asaj fjalie. Nuk mendoj se as ai e di se çfarë tha”. Performanca e Biden në debat çoi në presion të fortë nga zyrtarët demokratë dhe donatorët për t’u larguar nga gara. Përfundimisht, ish-presidenti njoftoi se po tërhiqej nga gara dhe mbështeti zëvendëspresidenten e atëhershme Kamala Harris, e cila kishte vetëm 107 ditë për të organizuar fushatën e saj para zgjedhjeve të nëntorit 2024. Pavarësisht reagimeve negative që pasuan debatin, Jill Biden e mbrojti publikisht bashkëshortin e saj. Në një tubim fushate disa ditë më vonë, ajo tha: “Joe, bëre një punë të shkëlqyer. U përgjigje çdo pyetjeje. I dije të gjitha faktet.” Javën tjetër, ish-zonja e parë pritet të publikojë librin e saj të titulluar “Pamje nga Krahu Lindor”, në të cilin përshkruan periudhën e fushatës zgjedhore të vitit 2024, si dhe vendimin historik të Joe Biden për t’u tërhequr nga kandidimi për një mandat të dytë.

Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38