Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull. Siç raporton gazetarja e Top Channel Entjola Budo, një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.