Top Channel/ Po armatoset dhe Gjermania, Merz: Rritje “stratosferike” e shpenzimeve të mbrojtjes!
31/08/2026 12:14

Kancelari gjerman Friedrich Merz e mbrojti me forcë rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen dhe modernizimin e Bundesëehr-it. Në një intervistë për transmetuesin publik ARD, Merz kundërshtoi idenë e shkurtimit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe të projekteve të reja të armatimit, edhe nëse kjo do të krijonte më shumë hapësirë financiare për qytetarët. “Çfarë vlere ka edhe pagesa më e mirë për prindërit, nëse humbasim lirinë tonë dhe rrezikohet paqja në Europë?”, tha kreu i ekzekutivit, duke shtuar se garantimi i lirisë dhe paqes duhet të mbetet “prioritet kryesor”, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik në vend. Merz kritikoi politikat e qeverive të mëparshme, duke thënë se Gjermania duhet të korrigjojë mangësitë e krijuara gjatë 15 viteve të fundit në fushën e mbrojtjes. “Bundesëehri nuk është aty ku duhet të jetë. Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në Gjermani”, ishte komenti i tij, edhe pse sërish theksoi se modernizimi i ushtrisë duhet të bëhet në mënyrë më efikase dhe me kosto më të ulëta. Si shembull, Merz përmendi bashkëpunimin me Ukrainën, i cili, sipas tij, tregon se pajisjet ushtarake mund të prodhohen në mënyrë më ekonomike. Kancelari u pyet edhe për incidentin e 4 gushtit në aeroportin e Leipzigut, ku një dron i pajisur me eksploziv dhe me origjinë ende të panjohur u rrëzua pranë avionëve transportues ukrainas. Merz tha se qeveria federale do të reagojë “në ditët në vijim”, duke shtuar se përgjigjja do të koordinohet me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s.

Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45