Top Channel/ Plumba në darkën e Trump! Panik në mbrëmjen “gala” me gazetarët, presidenti u evakuua
26/04/2026 12:05

Një nga eventet më të rëndësishme të jetës politike dhe mediatike në SHBA u ndërpre mbrëmjen e së shtunës nga të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar panik dhe evakuim emergjent të presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.15 sipas orës lokale, gjatë darkës vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e mbajtur në hotelin “Washington Hilton”, ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të shtetit, anëtarë të kabinetit dhe figura të njohura të medias. Sipas autoriteteve, një person i armatosur hapi zjarr në ambientet e hotelit, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë. Agjentët e shërbimit sekret reaguan brenda sekondave, duke evakuuar presidentin dhe të ftuarit kryesorë, ndërsa gazetarët dhe pjesëmarrësit u përpoqën të mbroheshin duke u ulur nën tavolina. Atmosfera në sallë u kthye në kaos, me britma dhe konfuzion, ndërsa forcat e rendit neutralizuan të dyshuarin. Kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser, konfirmoi se bëhej fjalë për një sulm nga një person i vetëm dhe se nuk kishte indicie për bashkëpunëtorë të tjerë. I dyshuari, i identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, ndodhet në paraburgim dhe po trajtohet në spital, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit.

Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26
Top Channel/ Protesta, dita e 17 pa dhunë. Pjesëmarrja bie, studentët marshojnë
29/10 15:24
Top Channel/ Biznesi kundër taksave të reja. AmCham kërkon rishikim, transporti qytetas do lehtësira
29/10 15:23
Top Channel/ Shëndetësia kryeson buxhetin. Më shumë fonde për ministritë, SPAK i shtohen paratë
29/10 15:22
Top Channel/ Berisha kërkon në Google, Hasani dëgjon “rock”, Mile sheh sedilje makinash
29/10 15:22
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin. Shenjë protestë ndaj transferimit nga Durrësi në Fier
29/10 15:22
Top News – Meta e Kryemadhi kërkojnë vijimin e gjyqit. Gjykata i refuzon dhe cakton një avokat
29/10 14:57
Top News – ‘Veliaj’ ndez debate brenda grupit të PS. Çuçi i kërkon llogari Gogut për transferimin
29/10 14:26
Top News – Ligje mes flakadanëve. Tensione në seancë, Berisha bllokohet, Rama voton e ikën
29/10 13:49
Top News – AmCham kundër paketës fiskale: Politikat sociale, jo në kurriz të klimës së biznesit
29/10 13:36
Top Channel/ Policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit janë larguar
29/10 13:35
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
29/10 13:12
Top News – Dështon protesta para Kuvendin, pjesëmarrje e ulët, policia heq gardhin metalik
29/10 12:43
Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17