Orët e para të kësaj të marte tronditën banorët e Kamzës nga dy ngjarje kriminale të shënuara në harkun e 40 minutave nga njëra tjetra. Pak pas mesnate në bulevardin Nënë Tereza shpërtheu me eksploziv një mjet i parkuar ndërsa në rrugën Skënderbej shumë pranë komisariatit nr. 5 ndaj një biznesi u qëllua me armë zjarri. Nga të dyja ngjarjet fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.