Është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje loja e aktorëve të teatrit "Bylis" në komedinë "Pleqëri me kusure" të autorit fierak Odise Plaku . Ajo është një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë. Minuta të tëra ngacmuan spektatorin me ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit dhe komshiut të tyre, Lefterit.