Për të qëndruar në plazhet publike në Velipoje, pushuesit do të duhet të paguajnë 500 lekë ndërsa në ato private, Bashkia e Shkodrës ka vendosur çmimin maksimal deri në 900 lekë. Unifikimi i tarifave synon të shmangë abuzimet e konstatuara, duke vendosur rregulla të qarta edhe për strukturat hoteliere që operojnë në vijën bregdetare.