Nga Shëngjini, Durrësi e Vlorës e deri në bregun e detit të Jonit, cilësia e ujërave larës të plazheve shqiptare ndryshon nga një zonë në tjetrën, duke u përmirësuar në jug e përkeqësuar në qendër të Shqiëprisë. Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin për cilësinë e ujërave larës rendit si plazhet me ujëra më të pastër se një vit më parë, bregdetin e Jonit, përfshirë këtu Dhërmiun, Jalën e Ksamilin. Ekspert të mjedisit këtë situatë ja atribuojnë bizneseve të cilat po tregohen më të kujdesshme për të tërhequr turistët duke implementuar impiantet për ujërat e ndotur.