Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të larta ka tërhequr drejt bregdetit të Durrësit një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë zgjedhur të kalojnë të shtunën pranë detit, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme atmosferike.