Është mesi i nëntorit dhe fundi i vjeshtës, por temperaturat e larta vazhdojnë të tërheqin turistët në brigjet e Vlorës. Ata zgjedhin këto ditë të qeta, larg zhurmës dhe frukuentimit të lartë gjatë verës. Megjithatë, thonë se përveç relaksit, i pëlqen Shqipëria dhe çmimet e lira. Sipas tyre, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shumë të arsyeshme, krahasuar me bukurinë e vendit.