“Luba” një playback teatër për herë të parë në skenën shqiptare, vjen këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. I krijuar për herë të parë në Amerikë nga Jonathan Fox dhe Jo Salas në vitin 1975, playback teater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Shfaqja vjen me regji të Armand Borës dhe skenar të Ylljet Alickës. Luba është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar. Ngjarje dhe histori të viteve 60-70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal.