Meta negocion me 29 shtete për akuzat mbi varësinë dhe të dhënat e fëmijëve Meta po negocion me prokurorët e disa shteteve amerikane për mbylljen e një procesi të madh gjyqësor. Facebook dhe Instagram akuzohen se janë projektuar për të krijuar varësi te të rinjtë dhe se kanë mbledhur pa miratimin e prindërve të dhënat personale të fëmijëve. Kompania i mohon akuzat.