Top Channel/”Plas”në Kongresin e Kinës, ish presidentin e nxjerrin jashtë nga krahët!
22/10/2022 13:46

Presidenti kinez, Xi Jingping i mbylli punimet e Kongresit të 20-të të partisë komuniste me një triumf të madh personal: aprovimin e një amendamenti që modifikon statutin e partisë, duke i dhënë atij mandatin e trete, fuqi shtesë e duke i cimentuar akoma edhe më shumë pozicionin në krye të shtetit. Analistët po vëzhgonin nga afër nëse statuti i partisë do të ndryshohej me qëllimin të përfshihej aty "Mendimi i Xi Jinping" si një filozofi udhëzuese, lëvizje kjo që do ta vendoste në të njëjtin nivel me Mao Ce Dunin. Një gjë e tillë nuk ndodhi, ndonëse rezoluta përfshinte kredon politike "Marksizmi i Kinës bashkëkohore dhe i shekullit të 21", duke shtuar se ajo "mishëron më së miri kulturën dhe etikën kineze të kësaj epoke". Mergjithatë, kufirin e dy mandateve presidenciale, Xi e hoqi që në në 2018, duke i hapur kështu vetes rrugën për të sunduar pafundësisht. Dhe tani, me modifikimin që Kongresi i bëri statutit, duke e cilësuar Xi Jingping si “bërthamën e tij”, situata e presidentit kinez konsolidohet edhe më shumë duke forcuar pozitat e tij si lideri më i fuqishëm i Kinës që nga kohë e Mao-s, ndërsa do të ketë pushtetin absolut edhe për të paktën 5 vjet të tjera. Sidoqoftë, syrit të mediave nuk i shpëtoi një incident në sallë, që errësoi euforinë e presidentit: ish kreu i shtetit, paraardhësi i tij Hu Jintao u nxorr nga salla prej krahësh.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB