Top Channel/ Plas skandali me fondet e BE në Greqi, 13 deputetë pa imunitet!
22/04/2026 20:04

Parlamenti grek i ka hapur rrugë hetimit penal për 13 deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re, në lidhje me skandalin e organizmit shtetëror që menaxhon miliarda euro subvencione bujqësore europiane çdo vit ,OPEKEPE. Me shumicë dërrmuese, deputetët votuan për heqjen e imunitetit të tyre, në mënyrë që çështja të kalojë tek drejtësia dhe të hetohet më tej nga Prokuroria Europiane. Vetë 13 deputetët kërkuan heqjen e imunitetit, duke deklaruar se janë të pafajshëm dhe se duan të pastrojnë emrin e tyre. Ata thanë se veprimet e tyre kishin të bënin me ndërhyrje për çështje të qytetarëve dhe zonave që përfaqësojnë, duke mbrojtur rolin e deputetit si ndërmjetës mes shoqërisë dhe administratës. Po pati edhe kritika të hapura ndaj mënyrës si është trajtuar dosja e tyre si dhe ndaj Prokurorisë Europiane. Skandali lidhet me subvencione bujqësore europiane që dyshohet se u morën në mënyrë të paligjshme, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve në aplikime dhe ndërhyrjeve për të favorizuar përfitues të caktuar. Prokuroria Europiane ka dërguar tashmë disa dosje në Parlamentin grek, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të Bashkimit Europian vlerësohet në rreth 2.9 milionë euro. Kanë qenë këto zhvillime pas të cilave kryeministri Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjet e disa anëtarëve të qeverisë dhe të partisë, ndërsa kabineti u riformatua pjesërisht disa ditë më parë, ndërkohë që skandali në fjalë ka shtuar presionin ndaj qeverisë konservatore.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00