Ndërsa rrethinat e Tiranës po digjeshin nga zjarri, protesta vijoi me thirrjen e përhershme për dorëheqjen e klasës politike. Edhe në ditën e 74, fokusi ishte te politika: u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike. Në protestën e bulevardit nuk munguan edhe momentet e tensionit. Një grup protestuesish u shfaqën të tensionuar, ku pati edhe përplasje. Pas mesazheve poshtë Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata njoftuan se do të vijojnë protestën në shes.