Top Channel/ Plani ruso-serb kundër SHBA! Bashkohen ndaj sanksioneve amerikane
17/02/2025 19:57

Rusia dhe Serbia kanë rënë dakord të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta, që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara i vunë kompanisë serbe, më 10 janar të këtij viti. Industria e Naftës së Serbisë është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, dhe SHBA e sanksionoi, me qëllim që të parandalonte Rusinë të shfrytëzonte të ardhurat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë. “Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë atë”, u shpreh Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriç, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Moskë. Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15% të aksioneve të Industrisë së Naftës Serbe, ndërsa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve. Pas takimit me ministrin Lavrov, Gjuriç tha se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë. “Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, theksoi diplomati serb. Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Top Channel/ “Pranova foton sepse më erdhi keq”, Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump
19/06 22:26
Top Channel/ Presion ndaj Starmer për t’u larguar, ministrja britanike i kërkon afat për dorëheqjen
19/06 22:12
Top News – Irani ndryshon plan, gati për sulm/ Garda Revolucionare do godasë vendet e Gjirit
19/06 20:40
Top News – ‘Meloni m’u përul për një foto.’ Trump ‘tërbon’ Romën, Tajani anulon vizitën në SHBA
19/06 19:32
Top News – SHBA-Iran bien në ujdi. Çfarë parashikon marrëveshja për Libanin
19/06 18:00
Top Channel/ Trump “poshtëron” Melonin: “M`u lut për foto”, kryeministrja: Sajesa, Italia s`përulet!
19/06 15:01
Top Channel/ Trumpit “s`i del e keqja me Izraelin”: “Pa mua, do të ishte shkatërruar plotësisht”!
19/06 14:56
Top News – ‘U lut në gjunjë’ për një foto me Trump / Meloni e habitur: Respekton armiqtë, fyen miqtë
19/06 14:29
Top News – Celula në Iran për të sulmuar fqinjët / Garda revolucionare e Iranit zgjeron ndikimin
19/06 13:00
Top News – ‘I gjithë Libani duhet të digjet’ / Ministri izraelit reagon për katër ushtarët e vrarë
19/06 12:39
Top Channel/ Ballkani Perëndimor në axhendën e Këshillit Europian, Costa: Moment i ri për zgjerimin!
19/06 12:19
Top News – Anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në BE / Zelenski: Garanci për të ardhmen e Evropës
19/06 12:15
Top Channel/ Ish-kryebashkiaku i Mançesterit, sfidant i Starmer për postin e kryeministrit!
19/06 12:13
Top Channel/ Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Trump: Bibit “i iku truri”, Vance: Izraeli të bëjë kujdes!
19/06 11:58
Top Channel/ Gjermania “hyn” në Hormuz: Marina gjermane, gati anijet për pastrimin e minave!
19/06 11:33
Top Channel/ Izraeli “tërbohet” nga marrëveshja, Ben-Gvir: ” Tani, i gjithë Libani do të digjet”!
19/06 11:32
Top News – Bisedimet SHBA-Iran shtyhen / Vance anulon udhëtimin në Zvicër, çfarë ndodhi?
19/06 11:26
Top Channel/ Volkswagen do të shkurtojë 50 mijë vende pune, kompania pranon: Modeli ynë nuk…
18/06 23:42
Top Channel/ Khamenei “provokon” Trumpin: firmosi nga dëshpërimi
18/06 23:40
Top Channel/ Arrestohet në Kolumbi vëllai i bosit famëkeq të drogës “Fito”, kërkohej për vrasje e…
18/06 22:54