"Një ditë e re dhe e bukur po lind dhe tani fillon rindërtimi", deklaroi një ditë më parë Donald trump teksa lavdëronte liderët rajonalë që ndihmuan në arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk e fshehu ngazëllimin teksa nënshkruante marrëveshjen e paqes në Sharm el Sheihk së bashku me udhëheqës të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë