Top Channel/ Plani i Rritjes, Shqipëria merr 212 mln euro nga BE. Penalizohet Bosnja, Kosova mbetet pas
07/08/2026 22:56

Shqipëria po dëshmon ritmin më të lartë të reformave në Ballkanin Perëndimor, duke u rreshtuar në krye të rajonit së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas analizës më të fundit të organizatës WeBalkans dhe të dhënave zyrtare të Komisionit Europian, vendi ynë ka arritur të sigurojë mbështetjen më të madhe financiare të disbursuar deri më tani, si rezultat i progresit të dukshëm në terren. Që nga nisja e këtij programi madhor në maj të vitit 2024, Bashkimi Europian ka shpërndarë gjithsej 673.6 milionë euro për partnerët e rajonit. Ndarja e fondeve të përfituara deri më tani pasqyron qartë shpejtësinë e zbatimit të detyrave nga secili shtet: Shqipëria: 212.8 milionë euro, Serbia: 167.5 milionë euro, Maqedonia e Veriut: 142.1 milionë euro, Mali i Zi: 91.2 milionë euro, Kosova: 61.8 milionë euro dhe Bosnjë-Hercegovina qw nuk ka marrë ende asnjë pagesë. Fondet e alokuara nga Brukseli po përdoren aktualisht për modernizimin e rrjetit hekurudhor dhe përmirësimin e linjave të energjisë elektrike, zgjerimin e internetit broadband dhe pajisjen e shkollave me mjete digjitale. Po ashtu pwr digjitalizimin e shërbimeve publike dhe thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve duke pakësuar burokracitë. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përfaqëson paketën më të madhe financiare të vënë ndonjëherë në dispozicion nga BE për rajonin, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme dhe 2 miliardë euro grante. Në totalin e këtij plani, Shqipërisë i janë parashikuar 922.1 milionë euro. Megjithatë, Brukseli rikujton se të gjitha projektet duhet të përfundojnë pa asnjë shtyrje afati deri në fund të vitit 2027. Çdo fond i papërdorur apo i bllokuar nga vonesat do t'u rialokohet shteteve fqinje që ecin më shpejt me axhendën europiane.

Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38