Parlamenti britanik voton sot projektligjin e ri të propozuar nga kryeministri Rishi Sunak që synonin dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë. Edhe pse pak javë më parë Gjykata e Lartë britanike e shpalli të paligjshme këtë politikë, shefi i ekzekutivit anglez shpreson se nisma e re ligjore do të përmbushë zotimin e tij për të frenuar prurjet e njerëzve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla.