Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, ka nisur trajtimin e mbetjeve hidrokarbure si pjesë e planit të saj ambicioz për mjedisin. Z.Hong Ping Xiao, Drejtor i Operacioneve i Bankers thotë se ndër vite kompania ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë vetëm në rehabilitimin mjedisor të Patos-Marinzës, por sot sfida më e rëndësishme është trajtimi përfundimtar i mbetjeve të naftës dhe eliminimi i gropave ekologjike.