Top Channel/ Plani gjerman i energjisë “tërbon” Francën, Berlini: SHBA, gaz me çmime astronomike!
05/10/2022 22:34

Vëmendja e kancelarit Olaf Scholz, e fokusuar tek prioritetet e Gjermanisë e jo tek BE-ja në mesin e krizës energjetike, po acaron kryetaren e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe komisionerë shumë të rëndësishëm francezë dhe italianë, të cilët kanë nisur të dalin nga rreshti e të ankohen për sjelljen e Berlinit. Duke u përballur me një presion të madh nga industria dhe konsumatorët Scholz vendosi të marrë një qasje të njëanshme e të injektojë 200 miliardë euro në ekonominë gjermane me qëllimin zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë. Ky fluks parash shkaktoi thirrje proteste komisioneri Italian Paolo Gentiloni dhe nga ai francez, Thierry Breton, të cilët e kanë vendosur Von der Leyen në pozitën torturuese të distancimit nga dy prej zyrtarëve të saj më të lartë, që përfaqësojnë gjithashtu dy nga ekonomitë më të mëdha të bllokut europian. Ankesa franko-italiane kundër Gjermanisë është se Berlini do të shtrembërojë tregun e përbashkët të shenjtë të unionit, duke i vendosur kompanitë gjermane të financuara nga shteti në një avantazh të padrejtë ndaj rivalëve te tyre, dhe kjo pikërisht në një kohë kur kritikët argumentojnë se Gjermania ishte një nga shkaktaret kryesore të krizës për shkak të varësisë së krijuar nga monopoli i eksportit të gazit rus të Gazpromit. Vetë ministri gjerman i Ekonomisë nga ana tjetër, u ankua për çmimet jashtëzakonisht të larta të kërkuara nga vendet “mike” të Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara, për dërgesat e gazit të tyre në vend të furnizimit me gazin rus. “Disa vende, madje edhe ato të afërta me ne po kërkojnë çmime astronomike,” tha Robert Habeck për Neue Osnabruecker Zeitung. Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia fillimisht uli ndjeshëm furnizimin me gaz në Gjermani dhe në fillim të shtatorit e ndaloi krëjtësisht atë. Për të garantuar sigurinë e tij energjetike dhe për të kursyer industrinë Berlinit iu desh të diversifikonte burimet e tij të furnizimit dhe të rriste ndjeshëm blerjet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), i cili transportohet me anije çisternë dhe është më i shtrenjtë krahasuar me gazin që vjen me tubacion nga Rusia dhe është zakonisht më i lirë. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03