Top Channel/ Plani amerikan kundër Iranit dhe rezultatet e Nvidia-s mbajnë pezull tregjet
25/08/2026 15:27

Tregjet e aksioneve shënuan kryesisht rritje të martën, ndërsa çmimet e naftës ranë, teksa investitorët vlerësojnë planin amerikan për “asfiksimin ekonomik” të Iranit dhe presin rezultatet financiare të gjigantit të çipave Nvidia. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi një “Ditë D ekonomike” kundër Teheranit dhe kërcënoi me masa edhe vendet që vazhdojnë të bëjnë tregti me Republikën Islamike. “Synimi ynë është të ndërpresim çdo burim ekonomik që mban në këmbë këtë regjim, derisa Teherani të mbetet i izoluar”, tha Bessent. Sipas tij, vendet që nuk u bashkohen sanksioneve amerikane do të përballen me pasojat e izolimit të Iranit. Sanksionet e reja pritet të godasin asetet digjitale, teknologjinë, arin, aviacionin dhe sektorin iranian të transportit detar. Dy kontratat kryesore të naftës ranë me më shumë se 2 për qind të hënën dhe vijuan dobësimin të martën. Tregjet i interpretuan deklaratat amerikane si një sinjal se Uashingtoni po përqendrohet te presioni ekonomik dhe jo te një përshkallëzim i ri ushtarak. Bursat në azi, australi dhe europe shënuan rritje të lehtë. Vëmendja kryesore është përqendruar te rezultatet e Nvidia-s, e konsideruar si barometri i bumit të inteligjencës artificiale. Investitorët kërkojnë prova se investimet e mëdha në këtë teknologji po sjellin fitime që justifikojnë vlerësimet e larta të kompanive. Tregjet presin gjithashtu fjalimin e kreut të Rezervës Federale, Kevin Warsh, në takimin vjetor të Jackson Hole, për sinjale mbi politikën monetare dhe normat e interesit.

Top Channel / Raporti europian për Veliajn: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij
12/10 23:18
Top Channel / Një grua në krye të Burgjeve! Kush pritet ta zëvendësojë Adriatik Kupin
12/10 23:11
Top News- “Shpejt kape…”, banorët në ndjekje të grabitësve të veshur si policë
12/10 22:44
Top News- Një grua në krye të burgjeve, kush është drejtoresha e re pas ikjes së Adriatik Kupit?
12/10 21:11
Top Channel/ “Kape, kape”, momenti kur banorët ndjekin grabitësit të veshur si policë
12/10 21:01
Top Channel /Rrëfimi për grabitjen në Elbasan. U grabitën nga pesë persona të armatosur e maskuar
12/10 20:06
Top Channel /Hoxhës i shuhet dënimi për vrasje.I dënuar për vrasjen e dy vëllezërve
12/10 19:59
Top Channel /Tabaku, vizitë në burg. Deputetja kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal
12/10 19:54
Top Channel / Ministri izraelit vlerëson Ramën. Gideon Sa’ar: Zë i guximshëm në arenën ndërkombëtare
12/10 19:46
Top Channel / Ministria abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helmeve të ndaluara
12/10 19:42
Top Channel / KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit. TCH sjell pamjet
12/10 19:40
Top Channel / Ulje mesatare 20–22% për produktet e shportës, çmimet fiksohen deri më 12 janar
12/10 19:37
Top News – Grabitja me armë në Elbasan/ Familjarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Nënës i ra të fikët
12/10 19:29
Top Channel/ “Shtrihu, jemi shteti”, të maskuar si policë grabitën shtëpinë në Elbasan: Na thanë…
12/10 19:25
Top News – Elbasan, familjarët rrëfejnë momentet e grabitjes: Ishin të maskuar si policë, na dhunuan
12/10 18:15
Top Channel/ Të veshur si policë disa persona i grabitën shtëpinë, flasin familjarët në Elbasan
12/10 17:41
Top News- Sokol Hoxha shlyen me arrati 2 vrasje! I shuhet dënimi në Shqipëri, por mbetet i Belgjikës
12/10 17:09
Top News- Shqipëria e Izraeli forcojnë partneritetin, Hoxha pret homologun izraelit
12/10 17:04
Top Channel/ Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh
12/10 16:26
Top News- Hajdutët maskohën si policë! Futen me armë dhe grabisin banesën në Elbasan
12/10 16:26