Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Përmes një postimi, Rama tha se diskutimi u përqendrua te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri “Pasqyrë Albania”. Sipas kryeministrit, takimi përbën një hap në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.