Top Channel/ Plan sekret i Ukrainës ndaj Rusisë, Putin paralajmëron SHBA-në!
27/07/2024 19:24

Forcat ruse kanë shënjestruar dhjetëra vendbanime në rajonin jugor ukrainas të Khersonit, tha një zyrtar, teksa një dron rus goditi një autoambulancë duke plagosur shoferin. Forcat ruse po ashtu kanë gjuajtur të paktën një raketë lundruese dhe 11 dronë të tjerë në katër rajone në mbarë Ukrainën. Por, forca ajrore ukrainase pretendoi se të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan. Më herët gjatë 27 korrikut, Ukraina lëshoi pothuajse 20 dronë ndaj caqeve në rajonet kufitare ruse, teksa autoritetet ruse pretenduan se i kanë rrëzuar të paktën 14 prej tyre. Të paktën dy persona u plagosën, thanë zyrtarët rusë, kur një dronë ukrainas lëshoi mjete shpërthyese në rajonin e Kurskut. Sulmet me dronë dhe ato ajrore nga të dyja palët vijnë në kohën kur forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin forcat ruse në disa lokacione përgjatë vijës së frontit të gjatë prej 1.100 kilometrash dhe teksa në dritë del një plan sekret. New York Times raporton se ministri i mbrojtjes i Rusisë, Andriy Belousov, ka telefonuar shefin e Pentagonit amerikan, Lloyd Austin, në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar lidhur me një “operacion të fshehtë” që Ukraina po përgatit kundër Rusisë. Sipas 3 burimeve të ndryshme të medias amerikane, zyrtari i Putinit, i tërhoqi vërejtje Pentagonit, pasi besonte se ukrainasit kishin bekimin e Shteteve të Bashkuara për sulmin sekret ndaj Rusisë. New York Times shkruan se Belousov e ka pyetur Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke e paralajmëruar se kjo mund të ndizte edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Uashintonit. Sipas burimeve në fjalë, zyrtarët amerikanë kanë mbetur të surprizuar dhe konfirmuan se nuk ishin në dijeni të asaj që pretendohej.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42