Plagosja e një 22-vjeçari në orët e vona të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës nisi nga një loje bilardoje. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se disa të rinj janë konfliktuar fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos, duke kaluar në konflikt verbal mes tyre.