Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i dëmtuar. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.