Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati me 42-vjeçarin Luan Sina, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.