Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në Shijak. Rreth orës 17:30, në lagjen “Lugina”, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Biond Guri dhe Elton Beqiri, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë shtetasin Biond Guri. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Beqiri.