Një ditë pas ngjarjes ku mbeti e plagosur në një atentat shtetasja Bajame Seneja, policia e Lushnjës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Që pas ngjarjes dhe deri në mëngjes janë kryer kontrolle në të gjithë zonën por pa rezultat. Për këtë ngjarje policia në një komunikatë deklaron se ka të dyshuar shtetasin Armando Hasalla.