Top Channel/ Plagosja me thikë e 17-vjeçarit, flet xhaxhai i adoleshentit: Dua të mbyllet Tiktoku
13/12/2024 18:10

Xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos me thikë në Cakran, Bexhet Xhafaj, thotë se rrjeti social si Tiktok duhet të mbyllet dhe celulari nuk duhet të lejohet në orë të mësimit. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se duhet të shtohen kontrollet nëpër shkolla. “Gjej rastin të falenderoj të gjithë personat që na kanë ndihmuar nga spitali te shkolla te mësuesja. Jam shumë dakord për mbylljen e Tiktok dhe këto të mbyllen. Mos të lejohen më telefona në orë të mësimit. Duhen masa më të shtuara. Kontrolli te klasa është bërë një ditë më përpara, e ka shprehur dhe vetë djali. Sot në momentin që kanë hyrë në shkollë, ka ndodhur ajo që ndodhur. Të forcohen kontrollet, autoriteti i mësuesit ka humbur, është zero, kjo është vërteta“-shprehet ai. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat. Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçe e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25