Është arrestuar 60-vjeçari i cili plagosi një polic 28 vjeçar, mbrëmjen e djeshme në fshatin Pilur të Himarës. Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, 60-vjeçari Thodhor Mërkuri i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak të fshatit Pilur, u kap dhe u vu në pranga për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.