Top Channel/ Plagosi policin e “Shqiponjave”, Klered Bozhanaj arrestohet në derën e shtëpisë
21/09/2023 21:27

Arrestohet 24 orë pas plagosjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, 42-vjeçari, Klered Bozhanaj. Ai është kapur duke hyrë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa me vete mbane edhe armën tip pistoletë më të cilën plagosi mbrëmjen e së mërkurës efektivin Edlir Alleshi. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për arrestimin e agresorit dhe apeloi që për ashpërsim të Kodit Penal për raste të ngjajshme. “Është momenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO. Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit.”- tha Balla përmes një statusi në rrjetet sociale. Mësohet gjitashtu se është përmirësuar edhe gjendja e efektivit Edlir Alleshi i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet teksa tentoi të ndalojë një person të dyshimtë. Ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbit në zonën e barkut I cili I kishte dëmtuar organet dhe tashmë ndodhet në pavion jashtë rrezikut për jetën. Për kapjen e autorit të plagosjes u angazhuan 600 policë, ndërsa policia vuri një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jepte informacione të vlefshme për të.

Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03