Top Channel/ Plagosi me armë në bark punonjësin e “Shqiponjave”, momenti i arrestimit të autorit
21/09/2023 21:03

Autori i plagosjes së inspektorit Edlir Alleshi, pjesë e patrullës së forcave ”Shqiponja”, Klered Bozhanaj ka rënë në prangat e policisë. Policia e ka arrestuar teksa ka tentuar të futet në banesën e tij në Tiranë, pasi 42-vjeçari arriti t’ia mbathte një natë më parë. “Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit”, sipas policisë. Arma e krimit Një ditë më parë, me anë të një njoftimi policia vuri në dispozicion 20 mijë euro që kushdo që e sheh të njoftonte policinë në numrin 112 për çdo informacion të vlefshëm. Gjatë mbrëmjes efektivi iu nënshtrua një ndërhyrje mjekësore pasi plumbi në zonë e barkut i kishte prekur disa organe, ndërsa e ka kaluar rrezikun për jetën. Sot ai ndodhet në pavion të spitalit të Traumës ku është vizituar nga kolegë dhe të afërm që kanë thënë se gjendja e tij është stabilizuar. Ngjarja është regjistruar dje në zonën e Oxhakut në kryeqytet, ku dy patrulla kanë konstatuar një person të dyshimtë dhe kanë kërkuar të ndalojë për kontroll fizik pasi kishin marrë raportime se ishte i rrezikshëm. Inspektoi dhe autori Kur i ka kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe është larguar me vrap duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të tij. Për të humbur gjurmët, ai është përgjigjur me armë kjo bëri që operacioni të ndërpritej. Më pas janë mbledhur pamjet filmike në zonë dhe është bërë i mundur identifikimi i autorit, Klerent Bozhanaj, i cili nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer muajin e kaluar në Tiranë. Familjarët e tij ndërkohë janë shoqëruar në polici me qëllim që të dorëzohej apo të jepnin informacione të vlefshme. Ata kanë treguar se kohët e fundit ai ka paraqitur shenja depresioni, por nuk ka marrë ndihmë mjekësore për problemet që ka shfaqur.

Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15