Top Channel/ Plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta për gruan, dorëzohet polici Erjon Goxhara
21/08/2024 19:43

Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar në polici këtë të mërkurë pasi plagosi dy ditë më parë 45-vjeçarin Lorenc Kosta. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë. Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi. Goxhara dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë dy fëmijë. “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba. Mësohet se bashkëshortja e efektivit është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje. Pasi u qëllua 6 herë nga efektivi, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit, Kosta ndodhet në spital në rrezik për jetën. Ndërsa policia vendosi në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jepte informacion të saktë për lokalizimin e tij, ishte kunati i policit, i cili u përdor si negociator që ai të dorëzohej në komisariat. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, duket momenti kur polici ka qëlluar dhe Kosta ka tentuar të mbrohet duke vendosur duart para, e më pas ka tentuar që të largohet me vrap, por është qëlluar sërish dhe është rrëzuar.

Top Channel/ Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03 10:03
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
27/03 09:24
Top Channel/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
27/03 09:23
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, akset pa problematika
27/03 09:22
Top Channel/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës në Kukës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
27/03 09:21
Top Channel/ Dëbora ‘pushton’ zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
27/03 09:20
Top Channel/ Dëborë në zonat malore të Elbasanit, intensiteti i lartë edhe në fshatrat e Librazhdit
27/03 09:20
Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21