Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Vlorë paraditen e sotme. Burime për Top Channel, bëjnë me dije se dyshohet që Tonin Ramaj 33 vjeç, është plagosur me armë zjarri në verandën e një lokali në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë.